Flash News

KRYESORE

Numërohen më shumë se gjysma e votave, si ndahen mandatet mes PS dhe PD

Numërohen më shumë se gjysma e votave, si ndahen mandatet mes PS

Vijon ende procesi i numërimit të votave më 12 qarqe të Shqipërisë për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe qeverinë që do të udhëheqë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.

Deri tani - në rang vendi - Partia Socialiste kryeson me 48.77% të votave, ose 451.760 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim me 39.31% të votave ose 364.123 vota dhe LSI me 6.9% ose 63.940 vota dhe e katërta PDS-ja me 2.18%  ose 20.215 vota.


Deri tani janë numëruar 3190 kuti votimi nga 5199 në total.

Sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2

Të fundit