Flash News

KRYESORE

Rama sfidon korrupsionin me ‘Diellën’, RAI rikthen në vëmendje ndikimin e mafies në ekonomi

Rama sfidon korrupsionin me ‘Diellën’, RAI rikthen në

Shqipëria do të vlerësojë kontratat e prokurimit publik me Diellën, një ministre virtuale e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Diella, sipas Ramës, do t'i japë fund korrupsionit me prokurimet publike, edhe pse deri tani nuk e kanë arritur dot as ministrat pa pikselë e kode.

Emisioni “Report” i RAI i cili ka faktuar lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës, korrupsionin dominat edhe përmes deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ka komentuar shpikjen e fundit të Ramës.

Në një postim në faqen zyrtare të Instagram, “Report” i referohet Shqipërisë si ‘vatër’ korrupsioni.

“Transparency International e konsideron Shqipërinë një nga vendet në Ballkanin Perëndimor ku korrupsioni është më i përhapur. Sipas Komisionit Evropian, masat për ta zvogëluar atë deri më tani kanë pasur ndikim të kufizuar, pjesërisht për shkak të kapacitetit të kufizuar të sistemit gjyqësor për të trajtuar gjyqe të tilla.

Në "Fushatën Shqiptare", udhëtuam në anën tjetër të Adriatikut, ku mblodhëm prova të ndërhyrjes së organizatave mafioze në politikën dhe ekonominë shqiptare, të cilat kishin arritur nivelet më të larta të qeverisjes, dhe më gjerë. Në vitet e fundit, Shqipëria është bërë gjithashtu një vatër biznesi për politikanët dhe ish-politikanët italianë”, shkruan “Report” në postimin e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ReportRai3 (@reportrai3)

Të fundit