Flash News

KRYESORE

Rekord fletësh të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit, mbi 83 mija vota ‘të djegura’ në gjithë Shqipërinë

Rekord fletësh të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit, mbi 83

Zgjedhjet e 25 prillit kanë shënuar një rekord historik sa i përket votave të pavlefshme. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi kanë dalë 83021 fletë votimi të pavlefshme.

Tirana mban numrin më të madh me 18 mijë e 442 vota, e ndjekur nga Durrësi, Lezha e Dibra.

Ndryshe nga 2017, këtë herë nëse një zgjedhës ka votuar për një forcë politike të ndryshe nga forca politike që përfaqëson kandidati i preferuari i tij, vota konsiderohet e pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i pa vlefshëm i fletëve të votimit ishte në total 31 790.

Renditja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

Tirana 18 mijë e 442 vota

Durrësi 7 mijë e 808 vota

Lezhë 4 mijë e 946 vota

Dibër 4 mijë e 686 vota

Shkodër 6 mijë e 11 vota

Kukësi 2 mijë e 188 vota

Elbasan 9 mijë e 775 vota

Fier 9 mijë e 375 vota

Berat 5 mijë e 292 vota

Korçë 7 mijë e 353 vota

Gjirokastër 2 mijë e 310 vota

Vlorë 4 mijë e 730 vota

 

Të fundit