Flash News

KRYESORE

Si festohet Viti i Ri në Kosovë?

Si festohet Viti i Ri në Kosovë?

-viti 2020

Sheshet e komunave në Kosovë u zbukuruan me rastin e festave të fundvitit pavarësisht se nuk pati asnjë organizim për pritjen e ndërrimit të viteve, për shkak të masava kufizuese në kuadër të koronavirusit. Për shkak të orës policore njerëzit nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia pas orës 20:00.

-viti 2021

Qytetarët e Kosovës e pritën Vitin e Ri nën masat kufizues kundër COVID-19. Pas ndërrimit të viteve qytetarët qëndruan në shtëpitë e tyre, për shkak të orës policore.

-viti 2022

Viti i Ri në Kosovë u prit këtë herë me organizimin dhe fishekzjarre. Në qendër të qytetit, vazhdoi koncerti me këngëtarë të ndryshëm, një numër i madh i qytetarëve dolwn në rrugët e kryeqytetit, pas mesnatës.

Fshati që nuk e feston asnjëherë Vitin e Ri

Si festohet Viti i Ri në Kosovë?
Opoja

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri. Banorët e këtij fshati deklarohen 100% të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Të fundit