Flash News

KRYESORE

Tërheqja e Ramës nga rritja e çmimit të energjisë, Preçi për Politiko: Do i kthehej votë kundër në zgjedhjet e 2023-shit

Tërheqja e Ramës nga rritja e çmimit të energjisë,
Zef Preçi

Qeveria shqiptare është tërhequr sot nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili njofton se fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike nuk do të hyjë në fuqi nesër siç ishte lajmëruar më herët.

Përmes një videoje në rrjete sociale Rama sqaroi se ditët e fundit ka pasur përmirësim të nivelit në Fierzë për shkak të reshjeve të shiut, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë.

Ndryshe nga kryeministri, ekspertët kanë tjetër mendim lidhur me këtë tërheqje të qeverisë ‘Rama’.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi deklaron për Politiko.al se vendimi për tërheqjen nga rritja e çmimit të energjisë ka më shumë kontekst elektoral.

Sipas Preçit, zbatimi i këtij vendimi do t’i paraprinte Partisë Socialiste efekte negative në zgjedhjet vendore të 2023-shit.

Ishte një vendim i papritur, disi racional, por me kontekst të dukshëm elektoral. D.m.th ky vendim për tërheqjen e përkohshme nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjaret qe shpenzojnë mbi 800 KWh në muaj dëshmon për vendim-marrje të gabuar dhe të sforcuar të ERE e të vetë qeverisë.

Kjo sepse numri i familjeve që pritej të ndikoheshin nga ky çmim, vlerësohet të ishte shumë më i lartë. Për rrjedhojë, efektet negative elektorale do të ishin të pashmangshme.

Rritja e pakënaqësisë me qeverinë mund të përkthehej në votë “kundër” mbas pak muajsh. Në ketë mënyrë, propaganda qeveritare do ta shesë tërheqjen e përkohshme (uroj të jetë e përhershme) dhe jo transparente të z. Rama si mëshirë të saj për qytetarët në kushtet e krizës aktuale”, thotë Preçi.

Nga ana tjetër, sipas ekspertit, cenimi i rolit institucional të ERE është i pakthyeshëm.

“U provua si një instrument i përdorshëm politikisht”, deklaron Preçi për Politiko.al.

Të fundit