Flash News

KRYESORE

Tri gratë më të votuara nga qytetarët, njëra prej tyre theu herësin në Tiranë

Tri gratë më të votuara nga qytetarët, njëra prej tyre

Risi e këtyre zgjedhjeve ka qenë votimi jo vetëm i siglave të partive, por edhe në provë janë vënë edhe kandidatët për deputetë.

Madje, ka patur kandidatë që kanë thyer herësin dhe kanë përmbysur listat e partive politike, duke ‘nxjerrë’ jashtë Kuvendit emrat më pak të votuar që ishin në zonë të sigurt dhe duke u zënë vendin vetëm me mbështetjen e votuesve.

Në krye të listës deri tani politikani më i votuar është kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me 21,604, i ndjekur nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në krye të listës së kandidatëve më të votuar janë renditur edhe gra.

Më shumë vota ka marrë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me 14,741 vota.

Një tjetër grua ndër më të votuarat është Aurora Mara 9,367, kandidate e PS në Dibër, e cila më herët ishte pjesë e opozitës së re.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu renditet e treta më e votuara me 8,750 vota ndër kandidatet gra.  

Të fundit