Flash News

KRYESORE

U arrestua se zhvati 570 mijë euro, si mashtroi Milena Deraj publikisht me Veliajn në fushatën e 2015

U arrestua se zhvati 570 mijë euro, si mashtroi Milena Deraj publikisht me

Policia e Tiranës arrestoi 30-vjeçaren Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë), sepse mashtroi 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Në sajë të operacionit të koduar "Last fraud", ajo akuzohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Por ajo që bie në sy në rrjetet sociale të Milena Deraj është mbështetja e saj për kryebashkiakun e zgjedhur të Tiranës, Erion Veliajn.

U arrestua se zhvati 570 mijë euro, si mashtroi Milena Deraj publikisht me

Nga postimet e bëra publike Deraj fliste për një fitore të padiskutueshme të Erion Veliajt në Tiranë.

Na besoni votën tuaj, t’ju ofrojmë një kryeqytet më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj’, shkruante Milena Deraj në 29 prill në rrjetet sociale.

Ajo u bë e njohur edhe për për një mashtrim tjetër, i cili nuk kap vlera monetare por përfshin kryetarin e tanishëm të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në 1 Maj 2015, ajo dhe Veliaj inskenuan një dialog fals në fushatën për mandatin e parë për Bashkinë e Tiranës.

Në atë kohë Milena Deraj prezantohet dhe shprehej e interesuar për të nisur punë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj e pyet nëse kishte mbaruar me notat 10, e më pas e i premton punë në bashki.

U arrestua se zhvati 570 mijë euro, si mashtroi Milena Deraj publikisht me

Më pas u zbulua se Deraj nuk ishte një e panjohur për kandidatin e Partisë Socialiste, por si pjesë e FRESSH, ajo ishte e angazhuar në stafin e fushatës së kandidatit socialist. E gjithë skena ishte një falsitet dhe mashtrim për konsum në media, teknikë e përdorur shumë shpesh nga socialistët.

Ky duket se ishte mashtrimi i parë, pa pasoja i Derajt që me kalimin e viteve e ka rritur pazarin derisa përfundoi në prangat e policisë.

 

Të fundit