Flash News

KRYESORE

U shpenzua 23 mln dollarë nga buxheti i shtetit për pajisje që nuk punojnë, po dështon procesi elektronik?

U shpenzua 23 mln dollarë nga buxheti i shtetit për pajisje që

Zgjedhjet vendore 2023 kanë nisur me probleme në shumë qendra votimi në rang vendi.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot se në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

Por, sa para u shpenzuan për këto pajisje që nuk funksionojnë? Bëhet fjalë për 23 milionë dollarë që janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për të realizuar procesin elektronik të votimit.

 Këtë fakt e pranoi edhe vetë Celibashi në një deklaratë publike, ku pohoi se janë harxhuar para për implementimin e këtij sistemi, dhe se janë trajnuar 5200 njerëz për mbarëvajtjen e procesit.

“5200 njerëz, që nuk e dinë se ça backgraundi kanë. Kemi harxhuar para për këtë sistem, por duhet parë se çfarë ka çaluar. Problematike situata është në Tiranë, Durrës, Shkodër, ka Tropojë, Elbasan, Pogradec.”, tha Celibashi.

Nga 61 bashki ku po zhvillohen zgjedhjet, në tre prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan, do të ketë votim dhe numërim elektronik, derisa rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.


 

 

Të fundit