Flash News

KRYESORE

Vendimi i Komitetit Teknik/ 23 mijë persona nuk kanë të drejtë të votojnë sot, janë të infektuar me Covid-19

Vendimi i Komitetit Teknik/ 23 mijë persona nuk kanë të

23,021 persona nuk e ushtrojnë dot të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.

Kjo për shkak se janë të karantinuar për shkak të infektimit me Covid-19 . Sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, këto persona janë të kufizuar të votojnë pasi përbëjnë rrezik infektimi për persona të tjerë.

Pak ditë më parë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se personat e infektuar me COVID-19 që janë karantinuar në shtëpi, apo trajtohen në spital nuk do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi zyrtarisht se janë identifikuar 139 raste të reja në 24 orët e fundit.  

Të fundit