Flash News

KRYESORE

Vëzhgim i Politiko/ Mes emocioneve, trafikut dhe çmimeve te kripura, si nisi sot dita e parë e shkollës

Vëzhgim i Politiko/ Mes emocioneve, trafikut dhe çmimeve te kripura,

Nga Elva Kurti

Dita e parë e shkollës, prindërit me lule në duar, prindërit me xhepat bosh.

Rrugët e qytetit sot u “zgjuan” më herët, të pushtuara nga buzëqeshje fëmijësh,emocione prindërish dhe mësuesish.  Fëmijë dhe adoleshentë u rikthyen në shkollë pas pushimeve verore.

Zhurma dhe kaosi nisi që mbrëmë  gjatë festës së tifozëve te çmendur pas fitores së Shqipërisë ndaj Polonisë, duke vijuar sot me rrugët e mbushura plot nga prindërit që shoqëronin fëmijët për në shkollë.

Edhe pse dita e parë e shkollës është e mbushur plot me emocione të bukura, me rritjen e çmimeve për prindërit është bërë e vështirë plotësimi i të gjitha nevojave për fëmijët e tyre.

Disa prindër janë munduar t'i evitojnë disa shpenzime duke mos blerë çanta të reja ose duke evituar disa nga mjetet shkollore.

Vëzhgim i Politiko/ Mes emocioneve, trafikut dhe çmimeve te kripura,

Por lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten.

Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 4000 lekë për çdo fëmijë. Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 1,500-7,500 lekë.

Vëzhgim i Politiko/ Mes emocioneve, trafikut dhe çmimeve te kripura,

Djali im sot futem në klasë të parë, e kemi fëmijë të vetëm, por sërish dita e parë na i ka rënduar pak xhepat, sepse vetëm burri punon. Mjetet shkollore na kanë shkuar diku tek 5000 lekë, se librat ishin falas, pastaj shto edhe çantën, rroba kemi shpenzuar diku tek 20000 lekë”, tha një nënë në shkollën Bajram Curri. 

Vëzhgim i Politiko/ Mes emocioneve, trafikut dhe çmimeve te kripura,

Diku tek 45000 lekë kemi harxhuar për vajzat, duke i llogaritur në total të gjitha,” tha një tjetër prind që po shoqëronte fëmijën në shkollën “Hoxha Tasim”. 

Duke pasur parasysh pagën minimale prej 40000 lekësh, prindërit që tashmë rishikojnë buxhetet për të paguar për ushqimin, karburantet dhe faturat mujore, furnizimi me mjete shkollore do të jetë pak më i vështirë këtë vit.

Të fundit