Flash News

KRYESORE

Kthimi i paketës ‘anti-shpifje’, reagon Unioni i Gazetarëve: Konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim  ‘paketa anti-shpifje’.

Përmes një postimi në Facebook, UGSH shkruan se paketa u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare dhe se vendimi i Kreut të Shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes”, thuhet në reagimin e UGSH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meta i kthen Ramës ‘anti-shpifjen’: Instalon censurë, rrezik për demokracinë

Të fundit