Flash News

KRYESORE

Kur Donald Lu brohoriste: Reforma në Drejtësi, fitore e shqiptarëve

Janë mbushur tre vite nga dita kur u miratua nisja e Reformës në Drejtësi, që u votua nga 140 deputetë të parlamentit. Më këtë rast, më 22 korrik 2016, ish-ambasadori amerikan, Donald Lu doli me një deklaratë të posacme, duke e quajtur atë një fitore të madhe për popullin shqiptar.

“Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i forte”, deklaronte Lu, që punon si ambasador i SHBA-së në Republikën e Kirgistanit.

Pavaresisht pritshmerive te medha, rezultatet e reformed duken ende larg, aq sa ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese apo Gjykate te Larte - dy institucione themelore per funksionimin e nje vendi.

Të fundit