Flash News

KRYESORE

Kush është Beqë Cufaj; ambasadori i Kosovës në Berlin që u vlerësua edhe nga serbi Vuçiç

Kush është Beqë Cufaj; ambasadori i Kosovës në Berlin

Kosova është shteti që përfaqësohet në Konferencën e Sigurisë në Mynih me një delegacion të gjerë ku përfshihen: Presidenti Hashim Thaçi; kryeministri Ramush Haradinaj; zv/kryeministri Enver Hoxhaj; ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Prania e zyrtarëve më të lartë kosovarë ka tërhequr edhe vëmendjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se kjo ishte punë e një “ambasadori të shkëlqyeshëm”. Vuçiç theksoi se Beogradi nuk duhet të nënvlerësojë këtë angazhim të Prishtinës.

“Ata bëjnë punë serioze. Kanë këtu (në Gjermani) ambasadorin e shkëlqyeshëm, kanë sjellë të gjithë ata që kanë mundur, edhe (Enver) Hoxhajn, i cili flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane. Kjo nuk është për t’u nënvlerësuar. Të gjitha ato që na i bëjnë neve, i prezantojnë ndryshe, flasin për rrezikimin e tyre. Flasin atë që evropianët duan të dëgjojnë”, ka deklaruar Vuçiç.

Por ja kush është Beqë Cufaj, ambasadori i Kosovës në Gjermani, që ka tërhequr edhe vëmendjen e Vuçiçit.

Me profesion gazetar dhe shkrimtar, Cufaj u emërua në atë detyrë në 1 qershor të 2018-ës, me propozim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka një reputacion shumë të mirë në Gjermani duke qenë se ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me dy gazeta të rëndësishme si "Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe "Neue Zürcher Zeitung".

Baqë Cufaj ka qenë korrespondent i akredituar pranë Qeverisë gjermane, çka i ka krijuar mundësinë që të orientohet shumë mirë institucionet vendimarrëse të Gjermanisë. Sipas raportimeve, ambasadori Cufaj ka njohje personale me shumë zyrtarë dhe intelektualë gjermanë, të rëndësishëm për detyrën që ushtron aktualisht.

-Ramush Haradinaj takon Heiko Maas, merr mbështetjen e Gjermanisë për vizat dhe investimet

- Të gjithë në Mynih të Gjermanisë, përveç Edi Ramës

Të fundit