Flash News

KRYESORE

Kush është Sekretari i ri i Sandër Lleshajt, paditi ish-ministren teknike për ‘dëm moral’

Kush është Sekretari i ri i Sandër Lleshajt, paditi ish-ministren

Plarent Ndreca është rikthyer sërish me post të rëndësishëm, kësaj herë në Ministrinë e Brendshme si Sekretar i Përgjithshëm.

Ai zëvendësoi Dritan Palnikajn, i cili u emërua sërish këshilltar i kryeministrit.

Por, Ndreca nuk është një personazh i panjohur. Ai u bë më së shumti publik gjatë përplasjeve me ish-ministren Teknike të Arsimit, Mirela Karabina, duke e paditur për ‘dëm moral’.

Në qeverinë ‘Rama 2’ Ndreca u transeferua nga Arsimi te Turizmi, por me sa duket nuk e harroi ish-ministren teknike me të cilën ka patur përplasje të shumta gjatë pak muajve që disa ministra të emëruar nga kryetari i PD, Basha, pas marrëveshjes së 18 majit, u bënë pjesë e qeverisë tranzitore.

Ndreca, në aktpadi e paditi ish-ministren dhe kërkonte prej saj shumën e 4 milionë lekëve (të reja), duke renditur edhe një radhë deklaratash për shtyp të Karabinës të cilat i quan ‘të pavërteta’.

Nga ana tjetër, Karabina e pezulloi nga detyra sekretarin e përgjithshëm të ministrisë dhe e denoncoi në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Të fundit