Flash News

KRYESORE

Kush nuk e do Ylli Rakipin në ‘Top Channel’? Pretendime se në sondazh i bllokojnë votat për ‘Të Paekspozuarit’

Mbrëmjen e sotme, Politiko.al publikoi një shkrim bazuar mbi sondazhin e hapur në faqen zyrtare të ‘Top Channel’, ku lexuesit pyeten se cili është programi i tyre i preferuar nga ato që transmetohen në këtë televizion.

Shkrimi ynë u fokusua te rezultati i emisionit ‘Të Paekspozuarit’, duke qenë se është i vetmi i formatit politik që transmetohet në ‘Top Channel’. Rezultatet ishin zhgënjyese sepse emisioni i Ylli Rakipit renditej i 13 nga 15 programe të përfshira në sondazh.

Por, pak orë pas publikimit të lajmit, në redaksinë e Politiko-s filluan të mbërrinë disa pretendime se votat për ‘Të Paekspozuarit’ nuk numëroheshin në rezultatet e sondazhit.

Në të vërtetë, prej orës 19:55 kur u publikua lajmi në ‘Politiko’ dhe deri më tani, dy orë më mbrapa, votat e përgjithshme në sondazh janë shtuar me 126  dhe vetëm një prej tyre ka kaluar për ‘Të Paekspozuarit’, që ka ndryshuar nga 84 vota në 85 të tilla.

Gjithsesi, duhet thënë se në dy orë, ‘Të Paekspozuarit’ nuk është programi i vetëm të cilit i është shtuar vetëm një votë, e njëjta gjë ka ndodhur me ‘Top Awards’ dhe ‘Në Shtëpinë Tonë’, ndërsa për ‘Procesin Sportiv’ nuk ka shkuar asnjë votë më shumë.

Nga ky vëzhgim, është e vështirë të thuhet nëse qëndrojnë pretendimet se sondazhi është i manipuluar apo ka probleme teknike ose nëse pasqyron votat reale.

Të fundit