Flash News

KRYESORE

Leje legalizimi me dokumente false, gjykata jep vendimin për zyrtarin socialist Arben Isaku

Leje legalizimi me dokumente false, gjykata jep vendimin për zyrtarin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën ‘detyrim paraqitje’ për nëndrejtorin e Kadastrës në Durrës, Arben Isaku.

Isaku akuzohet për ‘falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Ai akuzohet për abuzim me legalizimet në qytetin e Durrësit.

Përveç Isakut, edhe tre zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës janë proceduar për shkak se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Arben Isaku njihet ndryshe edhe si sekretari organizativ i PS-së Durrësit, ndërsa ka mbajtur gjatë kësaj periudhe edhe detyrën e shefit të kabinetit në institucionin e Këshillit të Qarkut.

Po ashtu, në 2017-ën ka qenë drejtor i ALUIZNI-t duke i zënë vendin Flamur Gjuzit.

 

 

Të fundit