Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Letra e plotë/ Shqiptaro-amerikanët kritika Majkos e Ramës: Nuk ecet me takime personale, cila është strategjia e qeverisë për Diasporën?
Aktivistë të diapsorës shqiptare në Amerikë i kanë dërguar një letër me 200 firma ministrit Pandeli Majko. Zyrtari shqiptar ndodhet për një vizitë në Amerikë ku do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.
Letra i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shqiptarë dhe kosovarë. Thelbi i letrës qëndron në kërkesën e hapur të shqiptaro-amerikanëve që qeveria shqiptare të ketë një strategji të qartë në lidhje me Diasporën. Siç theksojnë firmëtarët në letrën drejtuar ministrit Majko 'ka patur shumë takime të dobishme midis Qeverisë Shqiptare dhe anëtarëve të Diasporës...por ndjekja në vijim e çështjeve pothuajse nuk ka ekzistuar".
Po aty vërehet se të dy palët, si anëtarët e Diaporës Shqiptare, ashtu edhe anëtarët e qeverisë i janë përqasur këtyre takimeve në mënyrë informale ose personale, dhe jo në mënyrë të mjaftueshme nga pikëpamja institucionale.
Letra ngre edhe pesë pyetje që i drejtohen qeverisë shqiptare të cilat kanë të bëjnë me prioritetet, buxhetin e Ministrisë, zgjedhjen e bordeve, aktivitet dhe platformën. Edhe këtu shqiptaro-amerikanët kanë një kritikë kur thonë se në organizimin e Samitit të parë të Diapsorës të mjatur në Tiranë në nëtor 2016, nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Diapsorës, duke shtuar edhe pyetjen se kur do të mbahet Samiti i radhës.
Letra e plotë më poshtë: