Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla rrëzon kërkesat e studentëve: Në katër vite nuk kemi rritur tarifat; reforma do shkojë përpara

Lindita Nikolla rrëzon kërkesat e studentëve: Në katër

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka rrëzuar kërkesat e mijëra studentëve që po protestojnë përpara institucionit. Nikolla refuzoi të pranoi faktin se tarifat në universitete kanë patur rritje vitet e fundit.

“Në katër vite nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimeve”, u shpreh Nikolla në konferencë, ndërsa theksoi se “kemi ndërmarrë një reformë në arsim që do ta çojmë deri në fund.”

Ministrja u përpoq ta kalojë përgjegjësinë e uljes së tarifave të rektorët e universiteteve, duke u shprehur se këto institucione janë autonome dhe i përcaktojnë vetë tarifat që paguajnë studentët.

Lidhur me kërkesën për të hequr tarifën për provimet përsëritëse, ministrja Nikolla theksoi se vendosja e tarifës do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm për studentët e rinj, gjithsesi, theksoi se do të përpiqet që ky vendim të kalojë në tagrin e vetë universiteteve.

Sa i përket protestës, Lindita Nikolla u pëpoq ta politizojë me përmendjen e deputetëve që sipas saj ndodhen midis studentëve.

Gazetarë, pedagogë, aktivistë dhe aktorë, personalitetet që i janë bashkuar protestës së studentëve

Veshur me bluzën e bardhë, pedagogu i mjekësisë proteston me studentët para ministrisë

Foto/ Protesta masive e studentëve te Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit shkel ligjin, çon efektivë të armatosur mes të rinjve

Të fundit