Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Liria jo më shumë se sa një brez larg zhdukjes", Basha 'thumbon' me një shprehje të Regan
Një mëngjes ndryshe, i nisur me një shprehje për lirinë, ka qenë ai i kreut të PD-së, Lulzim Basha këtë të dielë.
Pas përplasjes së fortë gjithë akuza e kundër-akuza me kryeministrin Rama, për të cilin tha se frikësohet rotacionit politik, dhe madje ishte edhe më i tmerruar se Ramiz Alia, kryedemokrati këtë mëngjes fundjave ka zgjedhur të thumbojë me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së Ronald Regan.
Në një postim në Twitter, krahas një foto të Reganit, Basha poston edhe një thënie të tijën si diçiturë, mesazhi i të cilës është se liria e çdo vendi apo çdo individi nuk trashëgohet, por fitohet.
“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë trashgimi fëmijëve tanë. Por, duhet luftuar dhe mbrojtur”.