Flash News

KRYESORE

Lleshaj hedh poshtë planin e Xhafajt për vetingun e policisë, ish ministri: Ndryshimet nuk janë të duhurat për disa arsye

Lleshaj hedh poshtë planin e Xhafajt për vetingun e policisë, ish

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar propozimin e ministrit të Brendshëm aktual për të ndryshuar ligjin e miratuar në 2018-ën për procesin e vetting-ut në Policinë e Shtetit. Plani i ish-ministrit Fatmir Xhafaj për rivlerësimin e punonjësve të policisë është rrëzuar nga pasardhësi i tij në detyrë.

Xhafaj shprehet se është për të të ardhur keq që për alibi të ndryshme, ligji për vettingun në polici nuk u zbatua në kohë. Ai shprehet se ligj perfekt nuk ka dhe mund të ketë nevojë për ndryshime, por ndryshimet e sugjeruara nuk janë të duhurat për disa arsye.

Deputeti socialist theksoi se këto ndryshime do cënojnë cilësinë vettingut në polici, ndërsa shtoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.

“Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit.

Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHÇBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces.

Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 3 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive, nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret”, u shpreh Xhafaj.

Të fundit