Flash News

KRYESORE

LSI ankimon votimin e KQZ për numëruesin e tretë në Kolegj Zgjedhor, caktohet trupa e gjyqtarëve

LSI ankimon votimin e KQZ për numëruesin e tretë në Kolegj

Nga shorti i hedhur të enjten në mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë u caktua trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojnë ankimimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kjo e fundit, kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave, për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas shortit të hedhur pas mesdite, trupa gjyqësore do të përbëhet nga gjyqtarët, Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomorr Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes është gjyqtari Gjin Gjoni.

Vendimi i KQZ-së i marrë një ditë më pare pas hedhjes së shortit, përcaktoi që anëtari i tretë në grupet e numërimit të votave(GNV) do të ndahet mes LSI-se dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU). Nga ky short rezultoi, që anëtari i tretë në GNV, në tavolinat me numër çift në të gjitha ZAZ-të, do te propozohet nga LSI, ndërsa anëtari i tretë i GNV-ve në tavolinat me numër tek në të gjitha ZAZ-të, do ta propozohet nga PDIU.

Ky vendim shkaktoi reagimin e ashper te LSI-se, ku nënkryetari i saj LSI, Luan Rama, e konsideroi nje akt të paligjshëm. Sipas tij, vendimi i KQZ-së është në shkelje të plotë me Kodin Zgjedhor, pasi LSI -se i takon me ligj numëruesi i tretë në Grupet e Numërimit të Votave.

Të fundit