Flash News

KRYESORE

“Marrëveshja e re e detit na dëmton ekonomikisht”, a do e shpërfill Rama nesër paralajmërimin anëtarit të delegacionit shqiptar?

“Marrëveshja e re e detit na dëmton ekonomikisht”, a do e

Politiko.al raportoi më 7 korrik për ekzistencën e një letre që ka mbërritur në Presidencë, Kuvend dhe Kryeministri, ku njëri prej anëtarëve të delegacionit shqiptar që po negocion marrëveshjen e re të detit me Greqinë, është shprehur kundër dokumentit të arritur midis dy shteteve, pasi aty dëmtohen interesat ekonomike të Shqipërisë.

Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Edi Rama janë në dijeni të kësaj letre, por askush nuk ka reaguar, ndërkohë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë raporton herë pas here për takimet që zhvillohen “në frymë konstruktive dhe bashkëpunuese në Athinë” për këtë çështje.

Gazeta greke ‘Kathimerini’ raportoi në fundjavë se kjo marrëveshje është lënë përkohësisht në sirtar, për shkak të përplasjeve Qeveri-Presidencë në Tiranë, por nga ana tjetër, është ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, i cili ka konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe palët po presin momentin e duhur për ta nënshkruar.

Kryeministri Rama pritet të takohet nesër në Londër me homologun Aleksis Tsipras, në kuadër të Procesit të Berlinit. Mediat raportojnë se bisedimet do të fokusohen në nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis dy vendeve, ndërsa mungojnë informacionet se cili është qëndrimi i Tiranës për negociatat për çështjen e detit.

Nesër pritet të mësohen më shumë detaje nëse takimi Rama-Tsipras do e çojë përpara këtë marrëveshje, duke shpërfillur në këtë mënyrë paralajmërimin e anëtarit të delegacionit shqiptar.

Sa seriozisht na marrin në Londër? Sekretari britanik jep dorëheqjen një ditë përpara samitit të rëndësishëm

Të fundit