Flash News

KRYESORE

Mbi 20 persona në takimin e Astrit Patozit, ‘Bindja Demokratike’ asnjë deklaratë për gazetarët

Mbi 20 persona raporton gazetarja e ‘Top Channel’, Elda Menga, se ndodhen në takimin e Astrit Patozit në një zyrë në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Gjatë emisionit ‘Open’, Menga tha se personat që ndodhen brenda në zyrë po krijojnë Partinë Bindja Demokratike.

Përveç Patozit, ish-nënkryetar i PD-së, aty është parë të hyjë edhe Fabian Topollaj, ish-këshilltar në bashkinë e Tiranës.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve të shumtë, zyrtarë të ‘Bindjes Demokratike’ nuk kanë dhënë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim. Edhe emrat e personave të tjerë të pranishëm në takim nuk janë bërë publike.

Të fundit