Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Këshillit Politik mbyllet pa pjesëmarrjen e opozitës jashtëparlamentare, Murrizi dhe Hajdari: Ejani diskutojmë, “5 qershori” s’preket!

Mbledhja e Këshillit Politik mbyllet pa pjesëmarrjen e opozitës

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, pa pjesëmarrjen e opozitës jashtëparlamentare.

Në krahasim nga herët e tjera që ka zgjatur me orë të gjata, mbledhja zgjati vetëm 30 minuta.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe negociatorët e PS si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Po ashtu, në mbledhje morën pjesë edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se opozita e bashkuar deklaroi se nuk do merrte pjesë sot, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e premte.

Në përfundim të mbledhjes deputetja Rudina Hajdari është shprehur se palët kanë pasur debat përsa i përket hapjes së listave.

Sipas saj opozita është futur në bisedime për hapjen 100% të listave dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Po ashtu, ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të ulet në tryezën e diskutimeve.

Ndërsa deputeti Myslim Murrizi tha se se mbledhja ishte e qetë dhe pa shumë debate. Ai tregoi edhe mendimin e ekspertëve për marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën tha se mbetet e pa ndryshuar.

Sipas Murrizit, e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Basha po përsërit të njëjtin gabim”, kështu është shprehur kryeministri Rama referuar bojkotit të PD-së në tryezën e Këshillit Politik. Duke rikujtuar edhe njëherë se marrëveshja “e paprekshme” e 5 Qershorit do të votohet dhe hyjë në fuqi që ditën e nesërme, ndërsa ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, Rama thekson se mungesa e Bashës, tregon se po përsërit gabimin mos qenurit në vendin e duhur në kohën e duhur.

Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës së Bashkuar për kërkesën e saj për t’u mbledhur nesër ose pasnesër për të diskutuar pikat e saj.

Gjiknuri thotë se për pikat që do të mblidhet PD- LSI është rënë dakord po në Këshillin Politik dhe mjafton një e-mail konfirmues për t’i depozituar ato në Kuvend.

Të fundit