Flash News

KRYESORE

Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, a do të nënshkruhet sot një marrëveshje?

Mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, a do të

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur sërish sot pas kërkesës së OSBE.

Takimi ka nisur rreth orës 19:30 dhe nga raportimet e disa televizioneve thuhet se pritet që sot palët të nënshkruajnë një marrëveshje.

Mësohet se në takimin e Reformës Zgjedhore janë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Në në selinë blu ditën e sotme ka pasur takime të njëpasnjëshme. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pas takimit që ka pasur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në selinë blu ka “zbarkuar” Petrit Vasili.

Pika e vetme për të cilët palët nuk kanë gjetur ende dakordësi është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ambasadorja Kim tha një ditë më parë se  tashmë topi për marrëveshjen është në fushën e Bashës. Pritet për tu parë nëse sot do të ketë një finalizim apo jo të marrëveshjes.

Të fundit