Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Mjeku Tritan Kalo hedh poshtë tezën e kolegëve, imazhet e marra në periudhën janar-shkurt nuk kanë të bëjnë me Sars-Cov2.  Dr. Kalo pasi u pyet nga kryeministri Rama, u bëri thirrje kolegëve të mos kthehen në shërbëtorë të partive politike.

■Presidenti Ilir Meta kundër qeverisë për prishjen e “Teatrit Kombëtar”. Meta u bëri thirrje autoriteteve shtetërore se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e ‘Teatrit Kombëtar’ është jashtë çdo logjike të funksionimit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

■Protesta e ditës së djeshme në sheshin “Skënderbej” është shoqëruar me përplasje të forta fizike mes policisë dhe protestuesve. Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë një grua është tërhequr zvarrë nga efektivët. Aktivistja është parë e shtrirë në tokë – duke qenë se nuk është ndjerë mirë.

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, Rama zbardh detajet e reja lidhur me draftin në daljen e përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Në këtë takim, Rama tregoi se po punohet prej një viti mbi këtë draft dhe shumë shpejt do të jetë gati për diskutim publik.

Luigi Soreca nuk reagoi në takimin e përbashkët me Ramën por përmes Twitter: Nuk jemi përfshirë as në përgatitje e as në hartim apo konsultimin e draftit për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Të fundit