Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me gazetarët ka folur edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka nënvizuar se nuk do të ketë asnjë hap pas. Rama u shpreh se qëndrimin për shembjen e godinës e ka pasur që në vitin 1998, ndërsa shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, vendimin e merr shumica.

■ Mbyllja e vendeve të punës,Bardhi: Çfarë shkruan Dhoma e Tregtisë Maqedonase për Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  thotë se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit, për shkak të qeverisjes së Ramës.

■ Teksa foli për turizmin kryeministri Edi Rama tha se është jashtëzakonisht e vështirë për të menduar se çfarë do të ndodhë këtë verë me këtë sektor.

Gjatë video-konferencës me gazetarët, Rama u shpreh se të gjitha vendet e botës po ecin në mënyrë somnabul, me duart përpara dhe sytë mbyllur, pa pasur një strategji të qartë.

Një spital Covid 3 në Shqipëri? Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë infektimesh

■ Pas një viti protestë dhe peticionesh në organet kompetente greke, pronari i hotelit është urdhëruar të shembë dy katet e fundit, me qëllim që banorët që jetojnë në atë zonë të kenë mundësi të shijojnë pamjen e qytetit-kështjellë, i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës.

■ Historia e një çifti shqiptar në SHBA është publikuar në një rubrikë që CNN ka vënë në dispozicion për personat e prekur nga covid-19.

Aty është renditur edhe historia e shqiptares Nagjija Gjidija, 72-vjeçares shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer e bija e saj Liria. Ajo humbi jetën nga një arrest kardiak mw 1 prill.

■ 1 ton kanabis drejt Greqisë, SPAK përfundon hetimet për gjashtë të pandehurit. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka dërguar më datë 11.05.2020, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë pë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, procedimin penal nr. 69 të vitit 2019, duke kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të 6 pandehurve.

Të fundit