Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kreu i PD, Lulzim Basha ka sinjalizuar se opozita mund të braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët pas takimit dje me ambasadorët e BE, Basha tha se ky fakt nuk mund të varet prej tyre, ndërsa akuzoi mazhorancën se nuk ka marrë parasysh propozimet e paraqitura prej tyre.

■ Media e njohur gjermane, ‘Der Standard’ e ka cilësuar një lëvizje me tipare autokratike vendimin e qeverisë Rama për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në kohë pandemie.

Madje, për këtë ngjarje, Rama krahasohet me presidentin serb, Vuçiç mbi procedurën e ndjekur për shembjen e teatrit, pas më shumë se dy vitesh rezistencë kundër projektit të qeverisë.

■ Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas akuzave të opozitës për herë të parë që pas shembjes së teatrit, shoqëruar me përplasje me forcat e policisë. Ministri u del në mbrojtje forcave policore, që sipas tij urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.

PD i përgjigjet Lleshajt: Si kriminel gjakftohtë mori përsipër dhunën ndaj shqiptarëve.

Ish deputeti i PD-së, Çlirim Gjata, i ftuar në RTV Ora duke komentuar momentet e ndërhyrjes së policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar shprehet se një pjesë e tyre nuk kanë qenë policë, por forca komando.

Sipas Gjatës shumica prej tyre nuk mbanin mjete identifikuese dhe maska për të mos u dalluar. Demokrati mendon se kjo është shkelja më e madhe penale dhe se ministri i Brendshëm e drejtuesit e policisë duhet të pagujanë me burg.

Kryeministri Rama në një komunikim live për News 24 u pyet edhe për deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha se me të ardhur në pushtet do ta ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte. Sipas tij, opozita nuk vendos dot vija të kuqe, ndërsa shtoi se qeverinë “nuk e merr dot peng askush”.

■ Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në studion e News 24 për shembjen e Teatrit dhe tensionet që erdhën pas, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Përmes një shënimi në twitter, Basha e akuzon Ramën se nuk bën më dallimin mes vijës së korrupsionit me asaj të dhunës, referuar atyre që kryeministri tha për policinë e shtetit.

Të fundit