Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Sot, besimtarët myslimanë kanë festuar Fier Bajramin, pas një muaj sakrificash dhe solidariteti të muajit të Ramazanit.

Por, për herë të parë, kjo festë nuk është pritur në shesh siç e do tradita, por falja është kryer nëpër xhami, për shkak të situatës së pandemisë.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook njoftoi se prej 1 qershorit Shqipëria hap kufijtë tokësorë.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria është gati të hapë të gjithë kufijtë tokësorë, por sqaroi se fillimisht duhet marrë miratimi nga vendet me të cilat kemi lidhje direkte për transport ajror.

■ Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber. Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Ilir Meta thekson se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.

■ PD denoncon: Inertet e godinës së teatrit po hidhen në kodrat e Yzberishtit, ky është krim mjedisor.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë sot me dije se janë rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Të fundit