Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: Çfarë pati

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Presidenti Ilir Meta e cilësoi një hap të rëndësishëm marrëveshjen mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Nga Kurbini, Meta tha se do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore.

■ Një grup organizatash të shoqërisë civile përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumë shqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje.

■ Sot (dje) rreth orës 11:00 kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike kryesinë e kësaj partie. Megjithëse zgjedhjet lokale janë ende larg, ndërsa ato parlamentare janë vitin e ardhshëm, Basha propozon që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jep lajmin për rinisjen e transportit publik. Ministria njofton se duke filluar nga 15 qershori do të rinisë punën transporti publik, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet e tij me përfaqësues të biznesit të vogël në njësinë numër 9 në Tiranë, zonë e cila sipas tij edhe pse është një nga zonat e qendrës së kryeqytetit, ka munguar mbështetja e qeverisë për pronarët gjatë kohës së pandemisë.

■ “Me Frensis e diela është edhe më e bukur”, ka qenë ky mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta dhënë këtë fundjavë, ndërsa në SHBA vijojnë trazirat kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me zv.drejtoren Aida Hajnaj ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me Zaida Çobon, të ëmën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia. Veliu i kërkuar asaj personalisht ndjesë publike, duke shprehur keqardhje për deklaratën e tij në Komisionin e Sigurisë.

■ Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi dy netë më parë në Krujë, ku dy vëllezër- Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç- u ekzekutuan me armë zjarri nga Roland Pula. Referuar kësaj ngjarje ka reaguar kushëriri i Roland Pulës, i cili përmes një deklarate publike ka sqaruar disa detaje të cilat detyruan Roland Pulën të kryente krimin.

■ “Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër”, kështu është shprehur ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale. Ky mesazh i koduar i Topallit është reagimi i dytë pas marrëveshjes midis palëve politike këtë të premte për Reformën Zgjedhore.

■ E ëma e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo, është tërhequr nga padia për “shpifje” dhe “cenim i imazhit” të saj që bëri kundrejt Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Partia Demokratike përmes ish-deputetit Luan Baçi ka bërë ditën e sotme (dje) një denoncim ndaj kompanisë Albpetrol, duke e akuzuar këtë të fundit për vjedhje. 

Qendra ALERT njofton për mediat dhe qytetarët zhvillimin e një tubimi simbolik ditën e nesërme (sot) pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Qëllimi i këtij tubimi do të jetë ndërgjegjësimi i institucioneve për të hartuar dhe zbatuar politikat e sigurisë ushqime.

Të fundit