Flash News

KRYESORE

‘Më kanë kërcënuar në zyrë, merrni masa!’/ Kuvendi i vendos truprojë deputetes Rudina Hajdari

‘Më kanë kërcënuar në zyrë, merrni

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë në datën 28 tetor nga foltorja e Kuvendit.

Ajo tha se u kërcënua me jetë në zyrën e saj, ndaj i kërkoi kreut të Kuvendit, të merren masa të rrepta për kontrollimin e personave që kanë akses në Kuvend dhe Kryesi para se të ketë ndonjë viktimë.

Hajdari nuk dha emra, por bëri thirrje që të merren masa menjëherë.

Nga ana e tij kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi tha se çështjen ja adresoi ministrisë përkatëse.

Ditën e sotme mësohet se deputetes i është vendosur një truprojë. Në kryesinë e kuvendit Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja.

Rudina Hajdari bën deklaratën ‘bombë’ në Kuvend: Më kanë kërcënuar në zyrë, merrni masa para se këtu të ketë viktima

Të fundit