Flash News

KRYESORE

Me PS-në apo i pavarur? Lefter Koka nuk i bashkohet grupit të ri parlamentar

Me PS-në apo i pavarur? Lefter Koka nuk i bashkohet grupit të ri

Politiko.al mëson se deputeti Lefter Koka nuk i është bashkuar grupit të ri parlamentar të formuar sot nga deputetët e rinj. Deputetët që hynë në Kuvend nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë formuar Grupin Parlamentar të Pavarur, që drejtohet nga Nimet Musai, por Koka nuk është bërë pjesë e tyre.

Ende nuk ka një qëndrim nga deputeti Koka nëse do i bashkohet Partisë Socialiste në Kuvend apo do të veprojë si i pavarur nga mazhoranca dhe dy grupet e reja parlamentare. Lefter Koka nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit pas vendimit të marrë nga strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, përveç Grupit Parlamentar të Pavarur, sot u krijua edhe Grupi Parlamentar Demokrat i përbërë nga deputetë që hynë në Kuvend nga lista e Partisë Demokratike, dhe kryetare është zgjedhur Rudina Hajdari.

Të fundit