Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Media holandeze: Lato i mbijetoi një sulmi me armë. Autor: shqiptari Adnan P.
Gazeta më e madhe në Holandë, De Telegraaf shkruan se Festim Lato, i gjetur i vdekur të shtunën në mbrëmje, i ka mbijetuar një sulmi me armë në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në hënën e 12 qershorit 2012 në fshatin Elst në Gelderland, pas një konflikti mes disa personave, dyshohet shqiptarë, në shtëpine e Latos.
Në orët e vona të mbrëmjes, banorët dëgjuan disa të shtëna, ku më pas u zbulua se mes të plagosurve ishte edhe shtetasi Festim Lato. Për ngjarjen, policia arrestoi një shqiptaro-belg me emrin Adnan P, i cili u mbajt për tre vite në burg, por u lirua në 2017-ën nga Gjykata e Utrehtit për mungesë provash.
Avokatët e tij pranojnë se Adnan P. ka pasur njohje me Laton, por ai nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, kur ndodhi plagosja e tij.