Flash News

KRYESORE

Mesila Doda reagon ashpër: Nëse ky lajm është i vërtetë, nuk ka bastard më të madh se kryeministri ynë

Mesila Doda reagon ashpër: Nëse ky lajm është i

Anëtarja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër për lajmin se Shqipëria është vetëofruar të hapë në territorin e saj një qendër për luftëtarët e ISIS që kthehen nga Siria.

Doda thotë se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri ynë. Ish-deputetja i bën thirrje qytetarëve, shoqërisë civile dhe liderëve fetarë që të ngrihen kundër këtij vendimi, të cilin ajo e konsideron poshtërsi të madhe.

Ndërkohë, ditën e sotme është raportuar se Shqipëria po konsiderohet si shteti i mundshëm ku do të ndërtohet edhe një kamp i përhershëm për strehimin e të gjithë refugjatëve të Evropës.

Reagimi i Mesila Dodës:

Nese ky lajm eshte i vertete, nuk ka bastard me te madh se kryeministri yne.. Shqiperia çerdhe e terroristeve dhe kjo eshte dhurate nga qeveria.. Poshtersi te tille qe te degradosh vendin tend duke e bere kosh plehrash per te perfituar disa dite zgjatje pushteti, nuk ka...

Te gjithe ne kembe per te ndaluar nje poshtersi te tille. Shoqeria civile, perfaqesuesit fetare ne vend, te rinj e te reja, prinder e qytetare normale te ketij vendi...duhet te jemi te gjithe ne alarmin me te madh te ketyre 20 viteve. Na bene koshin e plehrave te botes.

Dyshime se Shqipëria do kthehet në kamp gjigant për refugjatët. Rama në Vjenë: Është kërkesë e Gjermanisë; ne jemi të gatshëm

Të fundit