Flash News

KRYESORE

Meta fton qytetarët në bulevard: Në 2 mars firmos dekretin e parë për çmontimin e grushtit të shtetit

Meta fton qytetarët në bulevard: Në 2 mars firmos dekretin e

Presidenti Ilir Meta deklaron se në 2 mars, e njohur si një prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, Besëlidhja e Lezhës, do të firmosë dekretin e parë kundër asaj që ai e quan grusht shteti.

Presidenti ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të lidhur me ta sipas një një besëlidhje kundër grushtit të shtetit.

“Pjesëmarrës në grusht shteti është qeveria dhe gjysëm parlamenti që është qartazi jo kushtetues.

Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Në 2 mars para popullit shqiptar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të lidhim një besëlidhje, do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevard dhe shumë shpejt falë popullit shqiptar, nuk do të jetë vetëm institucioni i presidentit para shqiptarëve, por gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e kombit’ do ti rikthehen popullit shqiptar”, u shpreh Meta.

Ndërkohë mbrëmë, në emisionin ‘Real Story’, Rama ironizoi presidentin kur u pyet mbi deklaratën e Metës se “Parlamentin e shpërndan populli”

“ Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë”, tha Rama, të cilit Meta sot iu përgjigj:"Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Whats App të porosisin poture të gjera".

Të fundit