Flash News

KRYESORE

Meta: Po ndjek me shumë shqetësim protestën e opozitës. Ruani qetësinë

Meta: Po ndjek me shumë shqetësim protestën e opozitës.

Pas thirrjeve të Lulzim Bashës dhe ministrit Sandër Lleshaj ndaj qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Në Facebook, Meta shkruan se po e ndjek me shumë shqetësim protestën.

“Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shprehet Meta.

Qytetarët hodhën në drejtim të Kryeministrisë bomba Molotov, por flakët u shuan duke u hedhur ujë nga brenda godinës.

Ata vijojnë të thërrasin “Rama ik”, ndërsa kërkojnë Shqipërinë si Europa.

Të fundit