Flash News

KRYESORE

Meta shpjegon hartën e Ballkanit: Çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një vend tjetër

Meta shpjegon hartën e Ballkanit: Çdo komb  është

Presidenti Meta iniston se e ardhmja e vendeve të Ballkanit duhet të jetë e lidhur me integrimin europian dhe jo me korrigjimin e kufijve, siç po diskutohet gjithnjë e më shume kohët e fundit.

Në një interviste për “ALB UK TV” me gazetarin Ian Pelham Turner , kreu i shtetit kujtoi se në rajon vetëm bashkëjetesa mund të funksionojë, pasi çdo komb në Ballkan është shumicë në një shtet, është pakicë në një apo në disa shtetet të tjera

Deklaratat e kreut të shtetit duket se i adresoheshin kryeministrit Rama, ka lënë të kuptohet se mbështet ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, madje është shfaqur edhe në rolin e lobuesit të tezës së promovuar nga Presidentin Hashim Thaçi.

“Kjo është filozofia mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Europian, e bashkëpunimit, e bashkëjetesës për të garantuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga përkatësia fetare apo përkatësive të tjera. Dhe unë besoj se për Ballkanin kjo ka qenë dhe mbetet tepër vitale.

Integrimi europian ka qenë dhe mbetet ende fuqia më inkurajuese për transformimin e këtij rajoni gjithmonë bazuar në bashkëjetesë dhe duke i kthyer shpinën nacionalizmit të sëmurë dhe provokativ, i cili ka shkaktuar drama të jashtëzakonshme, jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për kontinentin.

Në këtë drejtim filozofia kryesore është pikërisht kjo, se në Ballkan vetëm bashkëjetesa mund të funksionojë për arsye sepse çdo komb në Ballkan është shumicë në një shtet, është pakicë në një apo në disa shtetet të tjera. Dhe e vetmja zgjidhje është pikërisht, të gjithë vendet të respektojnë sipas standardeve europiane të drejtat e pakicave.

E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por është heqja e kufijve si në vetë Bashkimin Europian. Kjo është filozofia kryesore që më ka motivuar mua të punoj mjaft ngushtë me të gjithë fqinjët dhe me vendet e rajonit tonë, me të cilat në të kaluarën për arsye të ditura kemi qenë në një marrëdhënie jo miqësore”, përfundoi Meta.

Zbardhet qëndrimi i Gent Cakajt para delegimit si ministër: Ndryshimi i kufijve prek Maqedoninë dhe Bosnjen

Të fundit