Flash News

KRYESORE

Milani "ringjallet" me tre gola, Hernandez engjell dhe djall

Milani "ringjallet" me tre gola, Hernandez engjell dhe djall

Theo Hernandez dhe Piatek kanë ringjallur Milanin! Skuadra kuqezi sonte fitoi 3-2 ndaj Bologna-s duke rifituar më në fund pak zemër me trajnerin Pioli. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mentalitetin e skuadrës.

Skuadra kuqezi e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen, me ssulmuesin Piatek që shënoi në minutën e 15-të. Polaku kishte dy muaj që nuk e gjente rrjetën dhe kësaj here fitoi një penallti për ta bërë këtë.

Në minutën e 32-të, Hernandez dyfishoi për Milanin me një gol fantastik, por 8 minuta më vonë shënoi autogol, duke ndihmuar skuadrën kundërshtare. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Për golin e tretë mendoi Bonaventura në minutën e parë të pjesës së dytë. Ai bëri një gjuajtje kryevepër dhe u duk se aq ishte, por Bologna reagoi për të ngushtuar disavantazhin. Sansone në minutën e 84-t çoi shifrat në 2-3 dhe rihapi ndeshjen, por Milani gjithsesi ia doli të menaxhonte lojën dhe të merrte 3 pikët.

Të fundit