Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Muhamed Veliu arrin marrëveshjen me Carlo Bolinon, posti i rëndësishëm që merr te Report Tv
Prej 15 muajsh gazetari Muhamed Veliu ishte larguar nga Top Channel dhe nga gazetaria aktive, por kësaj periudhe ai ka vendosur t’i jap fund duke pranuar postin e rëndësishëm në Report Tv.
Veliu njofton se nga sot është drejtor i Departamentit të Informacionit në këtë televizion, pronar i të cilit është gazetari italian Carlo Bolino.
Muhamed Veliu thekson se së bashku me ekipin e Report Tv është i vendosur të vazhdojë të bëjë gazetari të mirë.
Reagimi:
Pas një shkëputje 15 mujore nga gazetaria aktive, nga sot për mua nis një kapitull i ri shumë i rëndësishëm.
Me është besuar dhe kam pranuar të drejtoj departamentin e informacionit në Report TV.
Një sfidë e re, që mbart përgjegjësi të mëdha, për ta çuar përpara punën e deritanishme plot përkushtim të kolegëve në Tiranë dhe korrespondentëve në rrethe të kësaj redaksie.
TË SHPEJTË NË LAJMIN E FUNDIT, TË SAKTË, TË VËRTETË DHE TË DREJTË.
Kjo do të jetë filozofia e punës time në këtë redaksi, duke bashkëpunuar ngushtësisht sëbashku si një ekip i vetëm, në shërbim të informimit të audiencës së Report TV.
Siç edhe ikona televizive e CNN Christiane Amanpour ka thënë: “Besoj se të bësh gazetari të mirë, po ashtu televizion të mirë kjo do ta bëjë botën një vend më të mirë”, jemi të vendosur të gjithë bashkë me Albën, Carlon, ekipin e Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com të vazhdojmë të bëjmë gazetari të mirë.
Një vit pas largimit nga Top Channel, Mentor Kikia merr rol drejtues në televizionin më të ri