Flash News

KRYESORE

‘Na hap kufijtë o Ramazon’, Rama: Kam 1000 të meta po nuk gënjej, e shikoni që s’janë hapur?

Nga dita e sotme kufijtë toksorë të Shqipërisë me fqinjët janë hapur. Në një reagim në Twitter, kryeministri Rama shkruan se jemi ndër të parët vende që kemi hapur kufijtë në një kohë kur shumë vende të tjera kanë kufizime.

Po ashtu Rama nuk ka kursyer ironitë për qeverinë e Kosovës. Rama sugjeron që për këto çështje të hapjes së kufijve, duhet pasur durim.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM! Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Burime nga mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Ministrisë së Transportit ka dhënë urdhër që kamionët që hyjnë nga Shqipëria duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet. Ky vendim ka nxitur edhe një revoltë nga drejtuesit e kamionëve në pikën kuftare të Vërmicës, raporton Klan Kosova.

Lexo edhe:Hapja e kufijve, Kosova vendos taksë 22 euro ndaj kamionëve dhe karantinim udhëtarëve

Të fundit