Flash News

KRYESORE

“Na helmuat me gaz, pse keni ardhur këtu”, reagon Lleshaj: S'ishin studentë, por tre fatkeqë nga prodhimi i Haxhi Miletit

Një ditë pasi u prit me protesta në Durrës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj një ditë më vonë reagon përmes rrjeteve sociale.

Ai nuk i quan studentë, të rinjtë që “i bënë pritë”, duke e akuzuar atë për gazin lotsjellës që u lëshua në protestat e opozitës, ashtu si edhe në rastin e fundit më 16 mars, por i cilëson si fatkeqë.

“Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, shkruan Lleshaj.

Dje, ai është përballur me një grup të rinjsh nga FRPD, teksa do të zhvillonte një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Portin e Durrësit.

Lexo edheVideo/ Pritet me protesta në Durrës, Lleshaj qesh dhe replikon me studentët: Ju e caktoni se ku shkoj unë?

Të fundit