Flash News

Rajoni

Nuk menaxhoi siç duhej situatën e pandemisë, shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë

Nuk menaxhoi siç duhej situatën e pandemisë, shkarkohet nga

Kryeministri i Rumanisë Florin Citu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë Voiculescu. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Rumanisë Florin Citu, i cili tha në një deklaratë për mediet se shkarkoi nga posti ministrin Vlad Voiculescu, pasi sipas tij nuk menaxhoi siç duhet situatën e pandemisë në vend. 

Sipas medieve të huaja, vendimi i Kryeministrit erdhi pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë. Por kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Ndërkohë zëvendës kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.

 

 

Të fundit