Rajoni

Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje nga Covid-19

Rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje nga Covid-19

Një valë e re infektimesh në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje ka shkaktuar rritje të numrit të viktimave nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, 51 persona humbën jetën në Maqedoninë e Veriut ndërsa Bosnje Hercegovië kanë ndërruar jetë 80 persona.

Kjo është shifër rekord e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë.

Në të dyja vendet, mediet lokale, vënë në dukje kontrastin midis dy vendeve të rajonit në procesin e vaksnimit, Shqipëria dhe Serbia, krahasuar me vetë ato.

Në Maqedoninë e Veriut, janë vaksinuar vetëm 15 mijë qytetarë, ndërsa në ditë vaksinohen vetëm 3 mijë qytetarë. Në Bosnje Hercegovinë, janë vaksinuar vetëm 7.400 mjekë dhe nuk ka nisur ende vaksnimi për qytetarët.

Të fundit