Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndërtimi i tre HEC-eve në Bulqizë/ Banorët në protestë; qeveria hesht
Banorët e Njësisë Administrative Fushë – Bulqizë po protestojnë për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë.
Dje mbledhja e Këshillit Bashkiak Bulqizë dështoi sërish për të tretën herë, për t’u shprehur lidhur me miratimin e projekt – vendimit për heqjen nga fondi pyjor publik në Njësinë Administrative Fushë – Bulqizë, pronë e Bashkisë Bulqizë, dhe kalimin në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, duke ndryshuar kategorinë e përdorimit në funksion të ndërtimit të tre HEC-ve.
Banorët refuzojnë ndërtimin e HEC-eve që do të ketë pasoja negative në këtë zonë. Ata mbrojnë pronën e përbashkët, pyjet dhe ujin.
Shqetësimin për ndërtimin e HEC-eve e ngriti dhe deputeti Halil Jakimi seancën e së enjtes në Parlament, ku i bëri thirrje Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që të dëgjojë shqetësimet e banorëve.
Kujtojmë që banorët kanë protestuar dhe më parë për mos transferimin e pronësisë së fondit pyjor-kullosor në fshatin Koçaj dhe Dragu, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, me vendim të Këshillit Bashkiak, për ndjekjen e procedurave për heqjen si pronë në varësi të bashkisë dhe kalimin në pronësi të kësaj ministrie, për t’i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy HEC-eve në këtë zonë.
Kërkesa e banorëve drejtuar Këshillit Bashkiak lidhur me projektin për ndërtimin e HEC-it “Shytaj”
KËRKESË E BANORËVE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE FUSHË-BULQIZË, DREJTUAR KËSHILLIT BASHKIAK BULQIZË, LIDHUR ME PROJEKTIN PËR HEC "SHYTAJ"
Drejtuar: Bashkia Bulqizë
Këshilli Bashkiak Bulqizë
Subjekti: Për mos miratimin e projekt – vendimit për heqjen nga fondi pyjor publik në Njësinë Administra Fushë – Bulqizë, pronë e Bashkisë Bulqizë, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, duke ndryshuar kategorinë e përdorimit në funksion të ndërtimit të HEC “SHYTAJ” nga shoqëria “ERIM” shpk në Bashkinë Bulqizë.”
Informacion ligjor lidhur me ndërtimin e HEC “SHYTAJ” dhe pse nuk duhet të miratohet një ndryshim i tillë pronësie:
- Miratimi i një Vendimi të tillë nga ana e Këshillit Bashkiak Bulqizë, është në kundërshtim të hapur me pikën 1/ç, të shtojcës II, të ligjit Nr.10440, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, “Pyllëzimi fillestar dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit në një lloj tjetër të përdorimit të tokës, duhet t’i nënshtrohet procedurës paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis”. Në rastin konkret ekziston vetëm një procedurë paraprake e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, dhe është ajo për projektin e ndërtimit të HEC-ve, e miratuar nga VNM-jë paraprake e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. E njëjta procedurë duhet të kryhej edhe për procesin e shpyllëzimit. Përpara se Këshilli Bashkiak të marrë këtë vendim, procesi i shpyllëzimit duhet të jetë pasjisur me një VNM nga Ministria e Mjedisit për shpyllëzimin dhe jo thjesht për ndërtimin e HEC-it. Kjo VNM mungon, si rezultat në bazë të nenit 108/a/ii, të K.Pr.Administrative, i cili parashikon se në rastet kur nuk është respektuar procedura e kërkuar nga ligji, akti administrativ i marrë në mungesë të këtij elementi të rëndësishëm procedurial konstatohet i pavlefshëm.
- Veprimet e Këshillit Bashkiak Bulqizë duhet të jenë në përputhje me me Ligjin Nr.146/2014 “Për konsultimin publik”, i cili parashikon detyrimin e të gjitha organeve të administratës publike që të zhvillojnë konsultime publike, përpara miratimit të një akti administrativ individual apo kolektiv. Kjo përbën një tjetër shkelje proceduriale, me pasoja në vlefshmërinë e këtij akti.
- Një shkelje tjetër hap procedurial që duhet të respektohet nga ana e Këshillit Bashkiak, është veprimi në përputhje me dispozitat e ligjit Nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”. Konkretisht në nenin 18 të këtij ligji parashikohet se për rastet e parashikuara shprehimisht nga ky ligj këshilli bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë, të cilat janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenet 54, shkronjat “a”, “dh”, “e”, “f” dhe “k”, etj.. “2. Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët e grupet e interesit, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata jofitimprurëse ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.” Nëse shohim nenin 54/e, ai përcakton kompetencën e KB për: “e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;” Pra në rastin konkret ky vendim duhet të merret pasi të diskutohet me banorët dhe grupet e interesit dhe kjo nuk është në diskrecionin e organit administrativ, por është e detyrueshme.
Një kërkesë e tillë vjen në një kohë të shkurtër, pasi ne si banorë të Njësisë Administrative Fushë – Bulqizë, jemi vënë në dijeni për mbledhjen e Këshillit Bashkiak vetëm 24 orë nga bledhja e Këshillit Bashkiak. Kjo na e bënte të pa mundur firmosjen nga banorët e zonës.
Mbetem besimplotë se një kërkesë e tillë do të merret në konsideratë të anëtarët e Këshillit Bashkiak Bulqizë, për një vendim i cili prek jetën e qindra banorëve të kësaj njësie, të cilët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me pyjet dhe ujin. Këto pasuri nuk janë vetëm të një komuniteti, por të një zone, që nesër, me përfundimin e Rrugës së Arbërit do të kthehet një atraksion turistik për turistët e huaj dhe vendas. Në tillë rrethana, duhet ti vendoset ‘barrierë’ shkatërrimit që i vjen natyrës nga ndërtimi i këtij HEC-i.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38