Flash News

KRYESORE

“Në Paris, qëllimi do jetë njohja midis Kosovës dhe Serbisë”, Pacolli flet për samitin e radhës franko-gjerman

“Në Paris, qëllimi do jetë njohja midis Kosovës dhe

Ndonëse samiti i organizuar dje në Berlin u konsiderua jo-formal, aty duket se i është dhënë drejtim zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli deklaron se në samitin e radhës që do të mbahet në Paris, qëllimi do të jetë njohja përfundimtare midis dy shteteve.

“Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva e Ballkanit Perëndimor është e qartë. Njohja e përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve si dy shtete të pavarura është qëllimi i takimit të ardhshëm që do zhvillohet së shpejti në Paris. Kosova është partner evropian i vendosur”, shprehet Pacolli.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se samiti i Parisit është planifikuar për t’u zhvilluar në muajin korrik.

Të fundit