Flash News

KRYESORE

Ramush Haradinaj përmbys rendin e diskutimeve në favor të Kosovës: Njohja reciproke, pika fillestare për progres

Ramush Haradinaj përmbys rendin e diskutimeve në favor të

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përmbysur dje në Berlin rendin e diskutimeve midis Kosovës dhe Serbisë. Në prani të dy liderëve më të fuqishëm të Evropës, Merkel dhe Macron, si dhe të liderëve rajonalë, Haradinaj ka deklaruar se njohja reciproke Kosovë-Serbi është pika fillestare për progres, jo pika përfundimtare.

Sipas Haradinajt, njohja do të nënkuptojë tejkalimin e të gjitha pengesave tjera të progresit, si janë edhe barrierat tregtare.

“Njohja është pika fillestare për progres: nuk është pika përfundimtare. Pa njohje reciproke dhe respekt të ndërsjellë nuk mund të ketë progres. Njohja do të nënkuptojë tejkalimin e të gjitha pengesave tjera të progresit. Për shembull, nuk do të ketë nevojë për barriera tregtare, nga asnjëra palë. Njohja nënkupton respektimin permanent të kufijve ekzistues. Kufijtë e rishikuar do të mundësonin fillimin e një valë të re të ndarjes etnike dhe ndoshta edhe fillimin e dhunës. Ne kemi nevojë për unitet, jo për ndarje. Ne kemi nevojë për të hapur kufijtë tanë, dhe jo për të krijuar kufi të rinj”, është shprehur kryeministri kosovar në samitin e Berlinit.

Deri më tani përpjekjet e Serbisë janë fokusuar në pretendimet se njohjen e Kosovës nuk mund ta bëjë pa marrë asgjë në këmbim, por Haradinaj e ka tejkaluar këtë qëndrim dhe çdo marrëveshje me Beogradin kërkon ta lidhë pasi të jetë njohur pavarësia.

Të fundit