Flash News

KRYESORE

Në vështirësi nga opozita, Rama kërkon ‘të afrohet’ me gazetarët: Po bëni detyrën

Në vështirësi nga opozita, Rama kërkon ‘të

Më në fund kryeministri Edi Rama ka kuptuar që gazetarët nuk kanë asgjë personale me të kur i drejtojnë pyetje, por thjesht po bëjnë detyrën. Duket se është kriza e thelluar me opozitën që po e detyron kryeministrin të tërhiqet nga sulmet ndaj gazetarëve dhe të afrohet më shumë me ta.

Kjo u pa sërish sot, në konferencën për zgjedhjet lokale, kur Rama shprehur respekt për gazetarët që raportojnë në protestat e opozitës, që, sipas tij, janë të kërcënuar nga bombat molotov.

“Respekt për ata gazetarë dhe kameramanë që bëjnë detyrën e tyrë në mes të bombave moltov. Ato bomba janë armë, janë mjete luftarake. Mendoni çfarë tragjedie do të ishte për familjet e gazetarëve dhe kamermanëve që mund të marrin flakë”, tha Rama.

Kryeministri Rama u tërhoq edhe nga sulmet për gazetarët sa i përket përgjimeve të Prokurorisë ku rezulton edhe emri i Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit.

“Nëse del informacioni nuk është përgjegjësi e gazetarëve dhe mediat nuk mund të thonë që nuk e jap sepse mediat këtë detyrë kanë”, tha Rama.

Të fundit