Flash News

KRYESORE

Negociatat nuk çelen sërish? Rama largon përgjegjësitë nga qeverisja e tij

Negociatat nuk çelen sërish? Rama largon

Kryeministri Edi Rama, për ti paraprirë një refuzimi të mundshëm të hapjes së negociatave, ka larguar përgjegjësitë  nga qeverisja e tij. Gjatë fjalimit ‘Java e Europës’, kryeministri e vuri theksin e vendimit tek politikat e brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Me këtë rast, ai iu bëri thirrje ambasadorëve që të ndikojnë te shtetet e tyre që negociatat të hapën, pasi Shqipëria i ka plotësuar pesë kushtet.

“Të gjithë ambasadorëve dua t’iu them se për ne nuk ka rrugë tjetër, është e vetmja rrugë dhe pavarësisht se çfarë ndiejmë ne kur duhet të kalojmë detin me këmbë, për shkak se ka një problem këtu e një problem andej, ajo që dimë është se kjo është e vetmja rrugë dhe do vazhdojmë të këmbëngulim në këtë rrugë. Ju lutem, bëni atë që mundemi që të mos lejoni që loja me negociatat të kthehet në lojë me zjarrin këtu në vendin tonë. Këtë shqiptarët nuk e meritojnë. Duhet ta nxirrni procesin e negociatave nga loja politike, duke i hapur negociatat dhe duke e bërë të pamundur që njëra palë apo tjetra ta shfrytëzojë”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Rama gjithashtiu iu kërkoi ambasadorëve që të mos lejojnë që një vendin negativ për negociatat të kthehet në ‘lojë me zjarrin’ në vendin tonë.

Të fundit