Flash News

KRYESORE

Nesër skadon afati, a do ta shtyjë sërish qeveria Rama gjendjen e fatkeqësisë natyrore me rritjen e numrit të të infektuarve

Nesër, më 23 qershor skadon afati i gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Gjendja u zgjat dhe u votua në 23 prill në Kuvend me vendim të Këshillit të Ministrave me 91 vota pro, ndërsa pavarësisht akuzave, presidenti Ilir Meta miratoi edhe ndryshimet e propozuara nga maxhoranca në Kodin Penal.

Nga ana tjetër, maxhoranca në atë kohë u kundërpërgjigj se gjendja e fatkeqësisë natyrore do të ishte në funksion të monitorimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë ndaj efekteve që do të shoqërojnë masat e reja lehtësuese të aplikuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve.

Megjithatë, ndërsa të martën skadon zyrtarisht 30-ditëshi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vendi ynë po përballet me shifra rekord të numrit të të infektuarve me covid-19, ndërsa është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve në spitalin Infektiv.

Madje, së fundmi autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë bënë me dije se mes të shtruarve ka edhe të rinj, kryesisht të moshës 30-40 vjeçarë.

Madje, Mali i Zi mbylli kufirin me Shqipërinë të shtunën, për shkak të rritjes së rasteve me covid.

Po ashtu, edhe numri i viktimave ka ardhur në rritje, deri tani 44 viktima, ndërsa Tirana, Durrësi dhe Shkodra vijojnë të jenë vatrat më të mëdha të infeksioneve.

Paralajmërimi i Ramës për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të shtyhet përtej 23 qershorit, por po mendohet se do vijojnë të jenë të monitoruara vetëm zonat bregdetare gjatë sezonit të verës.

“Nuk ka arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyre, po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetë në vijën bregdetare, për të patur gjatë verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja.

Nëse do të kemi një zonim vetëm në bregdet pa përfshirë zonat urbane, p.sh jo në Vlorë, por në plazhin e Vlorës, është diçka që po e studiojmë se do ishte ndihmëse. Por nuk e kemi marrë ende si vendim”, tha Rama në një konferencë me gazetarët në 2 qershor.

Megjithatë, në atë kohë, situata ishte më e qetë sa i takon numrit të infektimeve krahasuar me ditët aktuale, por mbetet për t’u parë se ç’do të vendoset nga autoritetet.

Lexo edhe; Ulet numri i të infektuarve me covid-19 në Shqipëri, por rriten shtrimet në spitalin Infektiv

https://politiko.al/rimerrni-te-drejtat-tuaja-bylykbashi-nga-sot-gjendja-e-%e2%80%8efatkeqesise-natyrore-eshte-antikushtetuese/

Të fundit