Nikoll Lesi zgjedh kryeministrin tranzitor: Është deputet i PS dhe preferohet nga Meta

“Koha Jonë” e botuesit Nikoll Lesi ka vlerësuar qëndrimin e deputetit socialist Bashkim Fino në Komisionin Hetimor ndaj presidentit Meta. Sipas gazetës, sjellja e deputetit të qarkut të Gjirokastrës, i ngjante një kandidati për kryeministër të një qeverie tranzitore.

“Kurse ish-kryeministri Bashkim Fino foli në pozitën e një partiaku të lartë dhe që ka dhënë kontribute për PS-në. Ai dukej edhe si një kandidat për kryeministër të një qeverie zgjedhore, gjithnjë nëse palët bien dakort për zgjedhje të parakohshme”, shkruhen ne nje artikull te gazetes Koha Jone.

Opozita vijon të këmbëngul se kriza nuk mund të zgjidhet pa largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore me një tjetër kryeministër, të pranuar nga të gjitha palët.